Nëna vdes një muaj pas lindjes, familjarët: Pakujdesi e mjekëve

Një nënë 20-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Korçës.

Grejsi Prifti ka mbyllur sytë vetëm pak minuta pasi u paraqit në Spitalin e Korçës për të kërkuar ndihmë, sepse ndiente shtrëngime në kraharor.

Prifti sapo ishte bërë nënë, pas një shtatzënie me probleme të tensionit të lartë.

E reja kishte qëndruar e shtruar për një muaj në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, përpara se të sillte në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo kishte vetëm 3 javë që ishte kthyer në shtëpi, së bashku me të birin. Ndërsa tani, familjarët e së ndjerës kanë kërkuar ekspertizë nga Tirana, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 20-vjeçares./TopChannel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*