Ndani përvojën tuaj: Siguria e fëmijëve dhe e adoleshentëve në TikTok

Ne do të donim të dëgjonim nga prindërit dhe mësuesit që dëshirojnë të ndajnë përvojën e tyre me ne për të na ndihmuar në një investigim të ardhshëm mbi sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve që përdorin TikTok. Shikoni poshtë për më shumë informacion se si të merrni pjesë.

Gjërat kryesore që duam të dimë:

  • Çfarë hapash ndërmarin prindërit për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe adoleshentët e rinj në këtë platformë?
  • A ka patur ndonjë rast në të cilin fëmijët dhe adoleshentët kanë qenë objekt i ngacmimeve, vjedhjes të identitetit, çështjeve të privatësisë, etj?
  • Nëse/si rreziku i mundshëm në mjedisin dixhital po dëmton sigurinë fizike të fëmijëve tuaj?
  • Çfarë dinë mësuesit për rrjetin dhe si i edukojnë fëmijët për të?

 Ne nuk do të publikojmë asnjë dokument apo emër pa pëlqimin paraprak të palëve dhe nuk planifikojmë të përdorim shembuj specifikë, por përkundrazi të tregojmë probleme më të përgjithshme, sistematike. Përgjigjet tuaja janë të sigurta dhe të koduara. Historitë tuaja do të përdoren për të na ndihmuar me një hetim të vazhdueshëm.

Si të merrni pjesë:

Për të paraqitur përvojën tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të plotësoni këtë formular.

<iframe src=”//birn.ecrtool.org/sq/webform/ndani_pervojen_tuaj_siguria_e_fe/share/iframe-resizer/4.2.10″ title=”Ndani përvojën tuaj: Siguria e fëmijëve dhe të rinjve në TikTok | ECR Platform” class=”webform-share-iframe” frameborder=”0″ allow=”geolocation; microphone; camera” allowtransparency=”true” allowfullscreen=”true” style=”width:1px;min-width:100%”></iframe><script src=”//cdn.jsdelivr.net/gh/davidjbradshaw/iframe-resizer@4.2.10/js/iframeResizer.min.js”></script><script>iFrameResize({}, ‘.webform-share-iframe’);</script>

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*