
Është ndarë sot nga jeta kirurgia e parë shqiptare, Rushen Golemi.
“Ikonë dhe model që adhuruam ndër vite. U pregatitëm nga duart e saj, fisnikëria e saj e artë” shkruan kirurgia Lida Shosha, në një status të sajin në facebook!
Ka realizuar mbi 1500 ndërhyrje kirurgjikale në strumë. Për 17 vite, Rushen Golemi ka kryer të gjitha llojet e operacioneve, bile edhe operacione në zemër. Dhe në karrierrën e saj ajo ka qënë gjithnjë Shefe e Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Civil të Tiranës./ Pro Pacientit
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve