“Mos pini ujë të ftohtë nën 14 gradë”, nutricionisti: Shkakton probleme serioze

Nutricionisti Altin Joka ka folur rreth konsumit të ujit.

Më herët ai ka publikuar një shkrim në të cilin thuhej se 99% e njerëzve e konsumojnë ujin në formë të gabuar, ndërsa 75% e tyre edhe pasi konsumojnë ujë, janë sërish të dehidratuar.

Ai tha se një nga gabimet që ne bëjmë më shpesh është se e konsumojmë ujin jashtë temperaturës së tij. Ai tha se nuk duhet të konsumojmë ujin kur ai është shumë i ftohtë por në temperatura 14-18 gradë.

“E para duke qenë uji shumë i ftohtë 6-7 gradë celsius, ai ngushton enët e gjakut dhe rrezikojmë për një presion më të madh të gjakut, për një ngushtim të enëve të gjakut, e për njerëzit që janë me probleme shëndetësore mund të pësojnë edhe atak kardiak.

E dyta, nervi që fillon nga qendra e kokës dhe është “autostrada jonë e informacionit deri në zorrë”, mund të shkaktojë një mpirje deri te mungesa e shijes. Kjo tregon se jemi në rrezik për të pësuar hemoragji cerebrale”,-tha Altin Joka.

 

Burimi: euronews.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*