Mjekja Brati: Dëgjoni profesionistët apolitikë, virusi ka pësuar mutacion

Bisedoi: Klevisa GJIKA

Qarkullimi i virusit nga njëri cep i globit në tjetrin është shoqëruar me mutacion të covid – 19 në vende të ndryshme. Koronavirusi është i ndryshëm nga një popullsi në tjetrën pohon mjekja mikrobiologe Blerat Brati, mirëpo sipas saj e rëndësishme është të merret informacioni i duhur nga njerëzit e duhur.

“Dëgjoni vetëm profesionistët apolitikë. Njerëzit duhet t’i referohen burimeve zyrtare sepse janë më të sakta. Nuk duhet të shpërqendrohen me lexime në internet. Vetëm kompetentët mund të kishin dhënë vlerësime dhe këshilla të sakta sepse është e rëndësishme dhe ruajtja e shëndetit mendor”.

“Virusi që qarkullon në Europë dhe Amerikë është ndryshe nga ai i Kinës. Ka pësuar mutacion. Viruset me ARN janë mikroorganizma mikroqelizore, që kanë tendencë nga një popullatë në tjetrën, nga një stinë në tjetrën të pësojnë mutacione. Kjo ndryshon transmetimin, virulencën, mund të sjellë sjellje të ndryshme. Masat u ulën tek ne sepse nuk mund të pengohet lëvizja e lirë, ekonomia”, shton mjekja.

Brati apelon të bëhet kujdes sepse në munaj në vazhdim edhe mund të ketë ndërthurje me gripin apo sëmundje të tjera stinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu