Mbyllet spitali COVID-3 në QSUT, godina në funksion të pacientëve me patologji pulmonare

Godina e ish-Kirurgjive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  në tetorin e vitit që lamë pas u kthye në spital COVID, duke u quajtur përkohësisht COVID-3. Shkak për hapjen e këtij spitali ishte shtimi i rasteve të reja me COVID-19 dhe mbushja e dy spitaleve që shërbenin si spital COVID.

Spitali Covid-3 qëndroi i hapur vetëm 6 muaj, ku më pas u mbyll për shkak se numri i infektimeve dhe i shtrimeve në spital pësoi ulje, pacientët të cilët ishin të shtruar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor u transferuan në spitalin Infektiv ndryshe COVID-1.

Ditën e premte kjo godinë është kthyer në sanatorium ku marrin shërbim pacientë të cilët kanë patologji të ndryshme si : turbekuloz, sëmundje të mushkërive etj.

Në funksion të sanatoriumit është vetëm kati i parë i godinës ku janë rreth 33 shtretër në dispozicion për pacientët, ndërsa kati i dytë i godinës mbetet jashtë funksioni.

Tashmë ky është spitali ku do të marrin shërbimin pacientët më patologji pulmonare pasi spitali SU “Shefqet Ndroqi”  ose ndryshe sanatoriumi prej më shumë se një viti është kthyer në spital Covid ose ndryshe COVID-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*