Mbi 80% e infermierëve, pa master

Rritja e pagave të personelit shëndetësor është një nga pikat më të nxehta e më të diskutuara. Pagat e ulta janë parë si shkak kryesor i demotivimit të mjekëve dhe  infermierëve e për rrejdhojë  largimit të tyre nga vendi. Pavarësisht se është thënë e stërthënë, qeveritë vit pas viti bëjnë rritje qesharake të pagës e paralelisht e “gjymtojnë” çdo rritje me taksa. Një fakt të tillë infermierët(si më pak të guximshmit) ia kanë thënë kryeministrit Edi Rama drejtpërdrejt, në një takim.

Dialogu midis Ramës dhe një infermierje në Korçë është postuar nga deputeti Sali Berisha në rrejtin e tij social në facebook.

Postimi i Berishës në facebook:

Infermierja në Korçë i përplas në fytyrë Ramës, në mexhlisë, mashtrimin e tij për rritjen e rrogave!

Ajo i thotë Rames se:

– nuk i keni rritur rrogat tona për katër vite me rradhë

– Rama i përgjigjet se këtë vit i ka rritur.

– Infermierja ia kthen aty për aty:

“Këtë vit ne infermierëve që nuk kemi master, rrogat jo vetëm që nuk u rritën po na i ulën me 10000 lekë!

ps: mbi 80% e infermierëve nuk kanë master!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*