Që pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19 në Shqipëri, në fillim të muajit mars, deri më sot (9 korrik 2020) janë prekur 3188 qytetarë nga koronavirusi.
Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve është si më poshtë:
- Tiranë 509
- Durrës 215
- Shkodër 173
- Vlorë 116
- Lezhë 64
- Fier 41
- Elbasan 33
- Korçë 32
- Kukës 32
- Berat 24
- Gjirokastër 17
- Dibër 17
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve ditor është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Statistikat sipas qarqeve (9 korrik 2020), marrë nga Koronavirus.al