
Denisa Canameti
“Kontrata F 2018 është tërësisht e njëanshme, antiligjore dhe antikushtetuese, nuk është marrë parasysh asnjë mendim dhe për herë të parë pas 15 vitesh nuk është negociuar”.
Bazuar në këto pretendime, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, ka ftuar sot të gjithë farmacistët e Shqipërisë që kanë ose kërkojnë të lidhin kontratë për shitjen e barnave me rimbursim, në një takim.
Në këtë takim, ashtu sikurse ishte lajmëruar, u evidentuan të gjitha problematikat në lidhje me Kontratën F 2018, me Listën e Re të Barnave me Rimbursim, si dhe u diskutua për format dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.
Urdhri ka folur gjithashtu edhe për masat që do të marrë në vazhdim, duke nisur me një shkresë drejtuar Kryeministrit të vendit, Edi Ramës për negocimin e kontratës. Në rast refuzimi, të premten është paralajmëruar përshkallzim i organizimit, në greva.
Burime zyrtare brenda Urdhrit të Farmacistit të Shqipërisë, shprehen se pas organizimit të sotëm, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka thirrur në një takim.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve