LAJMI I FUNDIT / Dorëhiqen mjekët e urgjencës në QSUT

Një pjesë e madhe e mjekëve të urgjencës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mësohet se kanë dhënë dorëheqjen për shkak të mbingarkesës dhe mungesës së kushteve të punës për stafin mjekësor.

Shkresa e firmosur nga të paktën 8 mjekë të urgjencës i është dërguar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe drejtorit të spitalit.

Pro Pacientit ka mësuar se mjekët në fjalë kanë dorëzuar shkresën me motivacionin: “Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Ka mbingarkesë me të shtruar të sëmurë, si dhe nuk ka kushte pune për stafin mjekësor. Ndërkohë, shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat”, shkruhet ndër të tjera në letrën e nënshkruar nga mjekët.

Ndërkohë, nga drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ka akoma një qëndrim zyrtar.

Vijon…/

Pro Pacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*