Aksident në oborrin e QSUT-së, kaos dhe trafik në hyrje-daljet e spitalit


Një aksident automobilistik ndodhi mesditën e së martës  në hyrjen kryesore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pro Pacientit raporton se dy automjete, njëri tip Golf 5 me targë TR 3100 U dhe një Mercedes Benz me targë AA 134NJ janë përfshirë në aksident, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Si pasojë e përplasjes, për disa minuta kishte vështirësi lëvizjeje në hyrje-daljet e spitalit më të madh në vend. Për disa minuta, lëvizja me automjete ishte thuajse e pamundur, kjo pasi mjetet e aksidentuara bllokuan rrethrrotullimin në hyrje të spitalit.

Burimet nga vendi i ngjarjes treguan se asnjëri nga mjetet nuk kishte urgjencë për në spital, por përplasja ka ndodhur në rrethana të paqarta.

Nga ana tjetër, përfaqësues të bluzave të bardha, duke folur për Pro Pacientit, deklaruan se gjatë kohës që qarkullimi u vështirësua në hyrje të QSUT-së, fatmirësisht nuk kishte ndonjë rast urgjent.

Shpeshherë për shkaqe të ndryshme, kryesisht trafiku i lartë, hyrja në ambientet e spitalit bëhet e vështirë për autoambulancat e QSUT-së duke rrezikuar jetën e pacientëve për shkak të vonesave të krijuara.

Emanuel Smaka / Pro Pacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*