Kujdesi paliativ, të drejtat e pacientëve dhe shërbimet shëndetësore

“Kujdes paliativ” është tërësia e ndërhyrjeve diagnostike, terapeutike dhe psikosociale, të orientuara si ndaj pacientit, ashtu edhe familjarëve të tij, kur sëmundja dhe pacienti, për shkak të evolucionit e prognozës së saj, nuk u përgjigjen më pozitivisht ndërhyrjeve të parashikuara në trajtimin e saj.

“Pacient i kujdesit paliativ” është pacienti që është prekur nga një sëmundje kronike, e cila përparon, për të cilën nuk ekzistojnë terapi ose, nëse ekzistojnë, janë të pamjaftueshme për të stabilizuar sëmundjen.

Parimet e ofrimit të kujdesit paliativ

Kujdesi paliativ ofrohet në bazë të parimeve të mëposhtme:

  • mbrojtja e dinjitetit dhe autonomisë së pacientit pa asnjë diskriminim;
  • mbrojtja dhe promovimi i cilësisë së jetës deri në fund të saj;
  • sigurimi i një jetese pa dhimbje deri në fund të saj;
  • mbështetja e duhur mjekësore e psikosociale për personin e sëmurë dhe familjen e tij;
  • mosshpejtimi ose mosprovokimi i vdekjes.

Të drejtat e pacientëve në kujdes paliativ

Pacientët, gjatë marrjes së kujdesit paliativ, gëzojnë këto të drejta:

  • marrjen e kujdesit paliativ të arritshëm dhe efikas;
  • marrjen e informacionit për sëmundjen, prognozën dhe mënyrën e trajtimit;
  • njohjen në mënyrë të përshtatshme me diagnozën dhe prognozën e vërtetë e të saktë të sëmundjes;
  • zgjedhjen e mënyrës e të llojit të trajtimit mjekësor ose kundërshtimin e tyre;
  • ruajtjen e konfidencialitetit për gjendjen shëndetësore;
  • marrjen e vendimeve dhe dhënien e pëlqimit për trajtimin.

Përgjegjësitë e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë Ministria përgjegjëse për shëndetësinë ka përgjegjësi për:

  • hartimin e politikave shëndetësore për ofrimin dhe promovimin e shërbimeve të kujdesit paliativ, si dhe edukimin shëndetësor të profesionistëve shëndetësorë dhe publikut në fushën e kujdesit paliativ;
  • hartimin e politikave shëndetësore dhe monitorimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, me qëllim ofrimin e shërbimit të kujdesit paliativ sa më pranë pacientit dhe familjarëve;
  • disponueshmërinë dhe aksesin në përdorimin e barnave esenciale për të sëmurët që ndodhen nën kujdes paliativ.

Informimi i publikut Ministria përgjegjëse për shëndetësinë, në bashkëpunim me institucionet në varësi të saj, ndërmerr veprimet e nevojshme për informimin e publikut për:

  • mënyrën e ofrimit të kujdesit paliativ;
  • aksesin në kujdesin paliativ;
  • të drejtat që gëzojnë përfituesit e shërbimeve;
  • aksesin ndaj medikamenteve;
  • llojshmërinë e shërbimeve të kujdesit paliativ në komunitet;
  • përfshirjen në programe të ndryshme në fushën e kujdesit paliativ.

Shërbimet e kujdesit paliativ

Kategoritë e shërbimeve

  1. Shërbimet shëndetësore, përmes të cilave ofrohet kujdes paliativ, janë:
  2. a) shërbimi në kujdesin shëndetësor parësor;
  3. b) hospis në banesë;
  4. c) hospis ditor;

ç) hospis me shtretër;

  1. d) shërbime në institucionet spitalore;
  2. dh) shërbimi i kujdesit paliativ pediatrik;
  3. e) shërbimi vullnetar në nivel komuniteti.
  4. Shërbimet e kujdesit paliativ ofrohen edhe nëpërmjet nismave private, të licencuara sipas legjislacionit në fuqi, të organizatave jofitimprurëse, të familjarëve apo të palëve të treta. Në çdo rast, në këto nisma respektohen kriteret dhe normat e ofrimit të kujdesit paliativ dhe garantohet përdorimi etik e ligjor i të dhënave personale dhe konfidenciale.

Për më tepër informacione, lexoni këtu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*