Kujdesi ndaj syrit, aftësia e kufizuar në shikim dhe verbëria: Menaxhimi i gjendjes drejtuar në trajtimin e shkakut dhe trajtimin e simptomave (OBSH)

Gjendjet e problemeve me sytë janë përgjithësisht të zakonshme. Ata që jetojnë mjaftueshëm gjatë do të përjetojnë të paktën një herë në jetë një gjendje problematike me sytë.

Afërsisht 1 billion njerëz në botë kanë një çrregullim shikimi për afër ose larg që mund të ishte parandaluar ose që duhet ende të adresohet. Në mungesë të evidentimit në kohë, shikimi i reduktuar ose i dëmtuar deri në verbëri mund të ketë një ndikim afatgjatë në terma personalë dhe ekonomikë. Aftësia e kufizuar në shikim prek persona të të gjitha moshave, por më së shumti pre kata mbi moshën 50 vjeç. Fëmijët me problematika të hershme të rënda në shikim mund të përjetojnë nivele të ulëta të arritjeve në shkollë, ndërkohë që tek të rriturit shpesh ndikon në cilësinë e jetës, përmes uljes së produktivitetit, ulje të pjesëmarrjes së tyre si fuqi punëtore dhe rritjes së gjasave për të përjetuar depression.

Aftësia e kufizuar në shikim dhe verbëria ndikojnë jetët e personave që i përjetojnë kudo në botë. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, barra që shkakton kjo gjendje mund të jetë edhe më e madhe për shkak të mundësive më të pakta për të aksesuar shërbimet bazike të kujdesit ndaj syrit.

Kataraktet dhe problematikat refraktare të pakorrektuara vlerësohen të jenë shkaqet kryesore të dëmtimit të shikimit; megjithatë, shkaqe të tjera për dëmtimin e shikimit nuk mund të shpërfillen. Degjenerimi i syrit i lidhur me moshën, glaukoma, gjendja e qëndrueshme për një kohë të gjatë si diabeti që shkakton retinopati diabetike, sëmundjet infektive të syrit dhe trauma në sy janë të gjitha shkaqe po aq të rëndësishme për dëmtimin e shikimit që duhet të trajtohen.

Parandalimi

Kushtet e syrit dhe gjendjet problematike që mund të adresohen dhe trajtohen efektivisht me strategji parandaluese përfshijnë miopinë, traumat okulare dhe infeksionet e inflamacionet okulare. Një shembull i mirë janë edhe praktikat e stilit parandalues të stilit të jetesës tek fëmijët, duke përfshirë një kombinim të uljes së kohës së aktiviteteve të izoluara ose me shikim nga afër dhe rritjes së aktiviteteve në mjedise të jashtme. Kjo mund të ndikojë në uljen e progresit të miopisë, që redukton progresin e miopisë dhe komplikacioneve që mund të sjellë më vonë në jetë.

Është me rëndësi parandalimi dhe menaxhimi i sëmundjeve kronike si diabeti dhe hipertensioni, i cili është gjithashtu efektiv për reduktimin e rrezikut të sëmundjeve okulistike. Për më tepër, ndërhyrjet për parandalimin e mungesës së vitaminës A dhe rritjen e imunitetit janë shumë efektive në reduktimin e rrezikut të opaciteteve korneale që mund të ndodhin si pasojë.

Një tjetër shembull është parandalimi i dëmtimeve okulare në punë përmes promovimit të përdorimit të pajisjeve të mbrojtjes së syrit (psh, maska, syze mbrojtëse etj), po ashtu edhe gjatë aktiviteteve dhe industrive me rrezik të lartë (psh, sporte të caktuara, aktivitete bujqësore, ndërtimi, saldimi, etj.)

Ndërhyrja

Megjithëse ekzistojnë ndërhyrje efektive për të adresuar dy shkaqet kryesore të dëmtimit të shikimit, përkatësisht korrigjimin optik për problemet refraktive dhe operacionin për kataraktin, mbetet një nevojë e madhe e paplotësuar për kujdes. Syzet janë ndërhyrja më e zakonshme që përdoret në mbarë botën për të kompensuar problemin refraktiv, si dhe lentet e kontaktit dhe operacionet refraktive. Syzet dhe operacioni i kataraktit janë të dyja ndërhyrje me kosto të lartë por që mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së një personi.

Trajtimi dhe kujdesi për shumë sëmundje të syrit, si glaukoma, retinopatia diabetike, ambliopia, strabizmi dhe retinopatia e parakohshme kërkon monitorim afatgjatë për të kontrolluar përparimin e gjendjes. Trajtimi kërkohet gjithashtu për gjendjet e zakonshme akute të syrit që zakonisht nuk shkaktojnë dëmtim të shikimit, por ndikojnë në jetën e njerëzve me dhimbje dhe parehati (psh. sy të thatë) Për të parandaluar komplikime të mëtejshme, menaxhimi i këtyre gjendjeve të syrit shpesh drejtohet në trajtimin e shkakut ose lehtësimin e simptomave.

Dëmtimi i shikimit që nuk mund të korrigjohet ose të kthehet kërkon masa rehabilituese, për të cilat ka disa të disponueshme. Për ata që jetojnë me verbëri, leximi braille, këshillimi dhe trajnimi i aftësive në shtëpi, trajnimi i lëvizshmërisë me bastun të posaçëm dhe teknologjitë ndihmëse dixhitale mund të sigurojnë lëvizshmëri të lirë, të pavarur dhe të sigurt.

 

Përshtati në shqip: Redina Çanaku

Burimi: https://www.who.int/health-topics/blindness-and-vision-loss#tab=tab_3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*