Kujdes nga streptokoku! Ekspertët thirrje mjekëve dhe prindërve: Mos neglizhoni!

Ekspertët e shëndetit i bëjnë thirrje mjekëve dhe prindërve të mos neglizhojnë dhimbjet e fytit tek fëmijët pasi po qarkullon infeksioni i streptokokut.

Në Europë ka vende ku ky infeksion ka shkaktuar epidemi , por nga ana tjetër Silva Bino tërheq vëmendjen për të mos përdorur antibiotikë të gjeneratës së fundit.

Simptomat e para të infeksionit të streptokokut nisin me dhimbje fyti të cilat mund të ngatërrohen edhe me ato të virozave por nëse lihet pa trajtuar mund të krijojë probleme në zemër dhe veshka.

Prindërit duhet të jenë të përgjegjshme që në rastin kur identifikohet streptokok të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe kopsht apo shkollë duke bërë të mundur përhapjen e këtij infeksioni

Burimi:  Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*