Krijohet Shoqata “Jeto Përsëri”/ Fokusi i saj të përmirësojë jetesën e personave me sëmundje autoimune

U krijua Shoqata “Jeto Përsëri”, e cila ka si qëllim të përmirësojë jetesën e personave me sëmundje autoimune dhe kryesisht Sklerozën Multiple (MS).

Shoqata “Jeto Përsëri” është e re, në hapat e para të saj. Ishte iniciativa, dëshira dhe përpjekjet e vazhdueshme të një grupi të vogël të cilët duke u nisur nga impakti social në pacientët me Sklerozën Multiple (MS) dhe familjarët e tyre u bënë shkëndija nxitëse për krijimin e kësaj shoqate. Takimet rastësore dhe, bashkëbisedimet mes nesh evidentuan nevojën dhe dëshiren e secilit për të biseduar me shumë e më shpesh me njëri-tjetri. Shoqata është e të gjithë shoqërisë civile, sigurisht duke pasur gjithmonë mbështetje dhe suport të pazëvendësueshëm nga shërbimi i neurologjisë QSUT dhe në vecanti shefja e shërbimit Profesoreshë Jera Kruja.

Shoqata “Jeto Përsëri” ka si qëllim përmiresimin e jetesës për personat me sëmundje autoimune me fokus Sklerozen Multiple (MS) nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes psikologjike, mbështetjes për rehabilitim dhe trajtim të vazhdueshëm bashkëkohor , ndërmjetësim për punësim apo pjesëmarrje në aktivitete sociale ,programe dhe trajnime profesionale për të lehtësuar dhe përshtatur jetesën në kushtet e reja të krijuara nga sëmundja. Mbështetja dhe komunikimi i vazhdueshëm dhe me familjarët apo individët që kujdesen për pacientët, për t’u bërë sa më të qartë dhe të lehtë bashkëjetesën me këtë sëmundje dhe deficitet që ajo shkakton janë një nga cështjet më të rëndësishme që ne mendojmë se kanë rëndësi të vecantë.

Ndërgjegjësimi i anëtarëve të shoqatës rreth sëmundjes nëpërmjet programeve të trajnimit është në projektet që do organizojë kjo shoqatë.

Përmes një eventi të organizuar nga anëtarët e shoqatës “Jeto Perseri” qëllimi kryesor: sensibilizimin dhe informimin e publikut të gjerë dhe institucionet publike mbi sfidat e jetesës me MS dhe prioritetet në shëndetësi, infrastrukturë apo mbështetje sociale për të mundësuar një jetesë dinjitoze për të prekurit nga kjo sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*