Kërkohen Udhëheqës për një Botë Pa-Turbekuloz

Pavarësisht progresit të konsiderueshëm të bërë vitet e fundit, turbekulozi mbetet vrasësi më i madh i sëmundjeve infektive në mbarë botën.

Sipas Zyrës Rajonale të OBSH-së në Evropë, numri i pacientëve me turbekuloz ka rënë çdo vit mesatarisht 4.3% gjatë dekadës së fundit – rënia më e shpejtë në botë. Megjithatë, ky trend pozitiv është akoma i pamjaftueshëm për të arritur qëllimin e dhënies fund të epidemisë së turbekulozit deri në vitin 2030.

Turbekulozi është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me rezistencën antimikrobike dhe vrasësi kryesor i njerëzve me HIV.

Dita Botërore e Turbekulozit shënohet çdo vit në 24 mars si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me sëmundjen e TB-së, si dhe të nxjerrë në pah të gjitha përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin e TB-së.

Është gjithashtu një mundësi për të mobilizuar komunitetin politik dhe social për t’i dhënë fund turbekulozit.

Tema për Ditën Botërore të Turbekulozit 2018 është: Kërkohen Udhëheqës për një Botë Pa-TB. Ju mund të bëni histori. Fund TB”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*