Kërkimet në Google për 2022, kryeson shëndeti mendor, COVID-19 nuk gjendet askund

Këtë muaj, Google publikoi listën e tij vjetore për të treguar se cilët terma patën klikimet më të shumta.

Përmbledhja ofron një pasqyrë të asaj që përdoruesit e internetit në mbarë botën u interesuan, ishin kureshtarë dhe të shqetësuar në vitin 2022.

Një temë e madhe mungon dukshëm këtë vit: Covid-19.

Vitin e kaluar, vaksinimi dhe parandalimi i infeksionit ishin me interes të madh, por këtë vit nuk u përmend koronavirusi në kërkimet kryesore të shëndetit dhe mirëqenies.

Në vend të kësaj, kërkimet e këtij viti u përqendruan në rimëkëmbjen fizike dhe mendore – si të bëhemi më të fortë fizikisht dhe si të përballemi me çështje si ankthi, depresioni, çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv, shkruan CNN.

Stërvitjet ishin një fokus i madh i bisedës këtë vit: “Stërvitjet e peshës trupore”, “stërvitjet javore”, “ushtrimet për shëndetin mendor”.

Përdoruesit e Google pyetën gjithashtu “si të trajtojmë stresin”, “si të ndalojmë një sulm paniku”, “si të kurojmë depresionin” dhe “të fokusohemi me ADHD”. Ata kërkuan gjithashtu praktika të mira të shëndetit mendor për të vegjlit, me kërkime për ushtrime të frymëmarrjes për fëmijët.

Ndër termat e njohur ishin kërkimet për më shumë burime mbi shëndetin mendor, si libra, podkaste dhe teknika që synojnë përmirësimin e mirëqenies.

Një ndryshim i rëndësishëm këtë vit ishte shtimi i Linjës Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve për krizat e shëndetit mendor.

Burimi: Top Channel

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*