Kanoset me thikë në Spitalin e Gramshit mjeku nga Tirana

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Spitalin e Gramshit, ku një 43-vjeçar ka kanosur me thikë në oborrin e spitalit një mjek me banues në Tiranë.

Policia njofton se shtetasi me iniciale B.H, 43 vjeç, për motive të dobëta ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.

Pas kësaj ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B.H. dhe ka nisur hetimet për shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë

Kanos me armë të ftohtë (thikë) në oborrin e spitalit mjekun e Spitalit Gramsh, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : B.H, 43 vjeç, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj,Gramsh Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas për motive të dobëta ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) me të cilën autori kanosi mjekun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*