Kalo mesazh për popullin: Ju rikujtoj, beteja me “armikun e padukshëm” nuk ka përfunduar

Mjeku Tritan Kalo pasi kritikon grumbullimet masive gjatë fushatës elektorale u kërkon qytetarëve që të zbatojnë masat anti-covid duke respektuar rregullat, pasi beteja me “armikun e padukshëm” nuk ka përfunduar.

Kohë kovidiane…. 28.04.2021…. rikujtesë….Beteja me “armikun e padukshëm”, me “flamën mbarëbotërore”  atë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19 nuk ka përfunduar….Rënia e përkujdesit ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë  pranë nesh, nënvlerësimi i trinomit mjaft ndihmues për suskesin tonë në këtë betejë: MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim fizik), si dhe hezitimi për t’u vaksinuar për shkak edhe të tollovisë informuese në lidhje me këtë proçes, e bën iminent rrezikun e një rigjallërimi të rasteve të infeksioneve nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës i Sars-Cov2/Covid-19….

Eksperienca botërore flet në këtë drejtim dhe Grumbullimet masive gjatë fushatës zgjedhore të 25 Priilit dhe pas saj nga të gjitha forcat politike, duke mos i respektuar rregullat për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, më shtyn të shkruaj këtë postim….Vetndërgjegësimi dhe vetkujdesja mbeten thelbësore në suksesin përfundimtar të betejës kundër Covid-19….

T’i japim mundësi vetes si dhe të afërmve tanë, sidomos brezit të tretë e fëmijve tanë që më shumë i vuajtën këto 16 muaj të kufizimeve të imponuara nga Pandemija e Covid-19, të rëlaksohen dhe përftojnë nga bukuria e mirësia e Pranverës e Verës së këtij vendi të bekuar, të Atdheut tonë të përbashkët, Nënëlokes Shqipëri….Në çdo minutë ne jemi aty në krye të detyrës, që të përkujdesemi për shëndetin dhe jetët tuaja…. Together forever!!!” shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*