
Një pjesë e madhe e institucioneve i kanë shkaktuar shtetit miliona dëme në vitet e fundit. Në një listë të publikuar nga gazeta “Sot” me 10 institucionet me më shumë abuzime, vendin e dytë e zë QSUT.
Nga auditimet e bëra nga KLSH për vitet 2015 dhe 2016, rezulton se QSUT ka një dëm ekonomik prej 10 milionë lekësh, kryesisht të shpërdoruara në fushat e tenderëve publike si dhe abuzime të shumta nga ana e administratës.
Në listën e 10 institucioneve të publikuar nga gazeta është edhe Fondi i Sigurimit të Shërbimit Shëndetësor, si një nga institucionet ku ka abuzime të mëdha nga ana e administratës.
10 institucionet me më shumë abuzime janë:
- Ministria e Arsimit dhe Sportit
- QSUT (10 milionë dëm ekonomik)
- Ministria e Punëve të Brendshme
- Institucioni i Sigurimeve Shoqërore
- Ministria e Mbrojtjes
- Autoriteti Rrugor Shqiptar
- Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor
- OSHEE
- Ministria e Energjisë dhe Industrisë
- Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Ndonëse një pjesë e këtyre institucioneve u vlerësuan si suksese të qeverisë Rama, raporti i KLSH ka akorduar të kundërtën./ ProPacientit.com
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve