Infermierët e QSUT kërkojnë protesta për tarifën e parkimit, të frikësuar për vendin e punës

Emanuel Smaka

Prej 1 jave infermierët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po planifikojnë të protestojnë kundër tarifës së parkingut në ambientet e tyre të punës. Por kjo nismë ka hasur në vështirësi për shkak se drejtuesit e QSUT, sipas infermierëve, nuk lejojnë të ndërmerret një nismë të tillë pavarësisht se hapësira menaxhohet nga një kompani private. Një infermier që foli më Pro Pacientit në kushtet e anonimatit, pranoi se drejtuesit e spitalit ua kanë ndaluar të protestojnë për pagesën e parkingut. Si fakt ai paraqiti përgjigjet e mesazheve të dërguara nga eprorët e tij në QSUT.

“I kemi vënë në dijeni drejtuesit e QSUT-së, ndërkohë përgjigjja e tyre ka qenë se ne si personel mjekësor nuk kemi të drejtë të protestojmë, pasi sipas tyre, dëmtojmë mbarëvajtjen e punës. Dëmtojmë punën nëse kërkojmë të drejtën tonë. Përgjigjja na është dhënë në formën e kërcënimit”, pohoi infermieri.

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Infermierëve Elson Jaçaj pranon se bashkë më kolegët e tij po planifikojnë protestën e radhës kundër tarifës së parkingut.

“Ne jemi staf i spitalit. Si mund të paguajmë 100 lekë të reja sa herë që hyjmë në ambientin e punës. Vendimi është marrë me bekimin e drejtorisë së spitalit, por ne nuk do të ndalemi së kërkuari të drejtën tonë”, shton Jaçaj.

Vendimi për të paguar parkingun nga një pjesë e stafit mjekësor u mor pak kohë pas dhënies me koncesion të hapësirës për parking. Infermierët, sipas atij vendimi, duhet të paguanin për çdo hyrje me automjet në spital.

“Më përpara kishim karta dhe nuk paguanim. Tani ua kanë hequr vetëm infermierëve, ndërsa kryeinfermierët dhe mjekët e përdorin parkingun pa pagesë. Po planifikojmë protestën pavarësisht vështirësive. Disa kanë frikë nga presionet për vendin e punës. Vendimi është marrë me vullnetin e drejtorisë së QSUT-së, pasi në një komunikim që kemi pasur me Avokatin e Popullit, na është thënë se në kontratën koncesionare të parkingut shkruhet qartë se drejtoria e spitalit mund të përcaktojë se kush mund të hyjë në parking pa tarifë”, thotë Jaçaj.

Hapësira prej 6000M2 truall përreth Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u dha me koncesion gjatë vitit 2013, ndërsa Ministri i Shëndetësisë në atë kohë i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit të hetojë mënyrën e dhënies më koncesion të parkingut. Pak kohë pasi parkingu ia dha një kompanie private për t’u menaxhuar, personeli i mesëm u përjashtua nga favorizimi i mospagesës së tarifës. Aktualisht infermierët paguajnë si çdo qytetar tjetër që parkon mjetin në QSUT.

One comment

  1. Nenvleresimin e vetes infermieret e nisin qe ne momentin qe e quajne veten ” PERSONEL I MESEM”… Ndoshta me te drejte e quajne ata edhe ato qe e kan pa merite kete diplome… Nga koha e korrupsionit te ish Dekanit Petrit Bara… Por edhe Diplom-bleret e privateve… Infermieret qe kan diplome ne nerrite edhe me Mastera te merituara… E kan per ofendim te quhen “personel i mesem”… Korrigjoheni nese e keni me merrite Dilomen e infermierise…

Leave a Reply to Ariani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*