I hapet rruga zhvillimit të kursit ndërkombëtar ATLS

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit midis ACS (American College of Surgeons) dhe ASTES (Albanian Society for Trauma and Emergency Surgery – ASTES), i cili i hapi rrugë zhvillimit të Kursit Ndërkombëtar ATLS  në vendin tonë.
 
Andrew Baker, përfaqësues i Kolegjit të Kirurgëve Amerikan, dhe Jorgen Joakim Jorgensen president i Europian Advanced Trauma Life Support janë në Shqipëri.
Patentën e këtij trajnimi e ka Kolegji Amerikan i Kirurgëve që daton që në 1978, por në 1980 u përhap si program në tërë shkollat mjekësore dhe institucionet mjekësore ku përmirësoi ndjeshëm aftësitë e mjekëve për të menaxhuar pacientët e traumës dhe rrit cilësinë e kujdesit mjekësorë, dhe tashmë është trajnim ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*