Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, vdes mjeku i “Sptalit Ushtarak”

Kirurgu i njohur Ortoped i Spitalit të Traumës në Tiranë ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë në mushkëri nga e cila vuante prej dy vitesh.

Dr. Arben Runa, 57-vjeç, baba i dy fëmijëve dhe mjeku i njohur i ortopedisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmi për ndarjen nga jeta të 57-vjeçarit e ka bërë Mero Baze, i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta e mikut të tij.

 

Postimi i Mero Bazes në Facebook:

“Sot ne mengjes Dr. Beni nuk u zgjua me, duke humbur nje beteje dyvjecare me semundjen e tij ne mushkeri. Mua do me mungoj nje nga miqte me te cmuar ne jete, nje mjek i talentuar, nje poet dhe rrefimtar i rralle dhe nje njeri i mencur qe diti ta bej sic donte jeten e tij. Arben Runa u diplomua per kirurg traumatolog dhe sherbeu deri ne fund si kirurg prane Spitalit ushtarak. Ai kishte po ashtu plot pasione per letersine dhe eshte autor i disa cikleve te arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar ne vitet 90. Ada dhe dy femijet e tij shpresoj te gjejne force ta perballojne ndarjen ne te. Varrimi behet neser ne oren 10 ne Tufine”.

Arben Runa u diplomua për kirurg traumatolog dhe shërbeu deri në fund të jetës së tij pranë Spitalit Ushtarak.

Një vit më parë qeveria kishte dhënë një fond për kurimin jashtë vendit të doktorit Arben Runa, por edhe pas kurimit ai nuk ia ka dalë.

Ai gjithashtu kishte po ashtu pasion për letërsinë dhe është autor i disa cikleve poetike, tregimeve dhe reportazheve botuar në vitet ’90.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*