Kush e drejtoi shëndetësinë ndër vite, nga 1912 deri sot

Pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të ri më 1912-n, qeveria e asaj kohe nuk kishte një dikaster më vete për të mbuluar sektorin e shëndetësisë. Qeveria e drejtuar nga Ismail Qemali caktoi përfaqësuesin e saj Dhimitër Beratin të mbulonte median dhe problemet shëndetësore.

2 vite më pas, qeveria e drejtuar nga Princ Vidi i dha më tepër hapësirë shëndetësisë, por përsëri nën ombrellën e Ministrisë së Arsimit, që në atë kohë drejtohej nga Mihal Turtulli.

Gjatë viteve 1920-1944, sektori i shëndetësisë ka funksionuar si drejtori e përgjithshme, drejtimi i së cilës ka qenë si më poshtë.

Drejtorat e Përgjithshëm të Shëndetësisë (1920 – 1944)

1920 – 1931 Refat Frashëri

1931 – 1935 Osman Jonuzi

1935 – 1939 Qemal Jusifati

1939 – 1941 Jani Basho

1942 – 1944 Hamdi Sulçebe

 

Vetëm në vitin 1944, Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë u krijua Ministri më vete. Në këtë vit Ministria kishte një organigramë me 21 punonjës dhe 175 mjekë që ushtronin veprimtarinë e tyre në të gjithë vendin.

Pas këtij viti, drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë u është besuar specialistëve të fushave të ndryshme, në varësi edhe të politikave shtetërore sipas viteve.

Ministrat e Shëndetësisë 1944-2017

1944 – 1945 Ymer Dishnica

1946 – 1955 Medar Shtylla

1955 – 1956 Ibrahim Dervishi

1956 – 1957 Manush Myftiu

1957 – 1961 Taqi Skëndi

1961 – 1971 Ciril Pistoli

1971 – 1982 Llambi Ziçishti

1982 – 1987 Ajli Alushani

1987 – 1991 Ahmet Kamberi


1991 Sabit Brokaj

1991 Kristo Pano

1992 – 1994 Tritan Shehu

1994 – 1997 Maksim Cikuli

1997 Astrit Kalenja

1997 – 1999 Leonard Solis

1999 – 2001 Gjergji Koja

2002 – 2003 Mustafa Xhani

2003 – 2005 Leonard Solis

2005 – 2007 Maksim Cikuli

2007 – 2008 Nard Ndoka

2008 – 2009 Anila Godo

2009 – 2012 Petrit Vasili

2012 – Prill 2013 Vangjel Tavo

Prill 2013 – Shtator 2013 Halim Kosova

Shtator 2013 – Mars 2017 Ilir Beqaj

Mars 2017 – Maj 2017 Ogerta Manastirliu

Maj 2017 – Shtator 2017 Arben Beqiri

Aktualisht – Ogerta Manastirliu

/propacientit.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*