
Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 7.3.2003, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit, VKM nr. 508, datë 13.09.2017, ”Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, Urdhërit nr. 364, datë 20.09.2017 “Për proçedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtuesve të spitaleve universitare dhe spitaleve rajonale”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm” të spitaleve universitare dhe “Drejtor” të spitaleve rajonale, përkatësisht në:
Spitalet Universitare
- Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
- Spitali Universitar i Traumës
- Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koco Gliozheni”
- Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”
- Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”
Spitalet Rajonale
- Spitali Berat
- Spitali Dibër
- Spitali Durrës
- Spitali Elbasan
- Spitali Fier
- Spitali Gjirokastër
- Spitali Korçë
- Spitali Kukës
- Spitali Lezhë
- Spitali Shkodër
- Spitali Vlorë
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM DHE AFATI I DORËZIMIT TË APLIKIMIT
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm”/ “Drejtor”:
- Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet në Shkenca: ekonomike/juridike/mjekësore;
- Të ketë përvojë pune minimumi 5 vjet;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë tre viteve të fundit;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurron;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën 1 (bashkëlidhur);
- Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2 (bashkëlidhur);
- Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore;
- Dy referenca nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm;
Kujdes! Mosdorëzimi dokumentave të mësipërm është kusht skualifikues.
Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.
Fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim
Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:
- Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
- Ligjin nr. 9106, datë 17.07.2003 “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 10107, datë 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar;
- Ligji nr. 80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” (vetëm për aplikantët për Drejtor të Shërbimit Spitalor Universitar);
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Platformën për zhvillimin e spitalit ku aplikon;
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionin për të cilin aplikon;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për pozicionin ku aplikon;
Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 6 Tetor 2017
Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, fazat e testimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi nga sekretaria e Komisionit të vlerësimit ad hoc.
Komisioni i vlerësimit ad hoc do të përbëhet nga:
- Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
- Mjek me eksperiencë shumë vjeçare në shërbimet spitalore;
iii. Dy menaxherë sipërmarrjejesh të suksesshme;
- Drejtues i një Spitali jashtë vendit;
- Ekspert ndërkombëtar në fushën e menaxhimit shëndetësor/spitalor, nga
Organizata Botërore Shëndetësisë
- Mjek i njohur me titull shkencor, i cili ushtron të drejtën e pensionit;
Më shumë informacion mund të gjeni në faqen web të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, www.puna.gov.al dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale www.shendetesia.gov.al
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve