Goditi infermierin dhe dëmtoi derën e sallës së operacionit, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

*Foto ilustruese

30-vjeçari Altin Allka banues në Durrës ka goditur infermierin për shkak të detyrës dhe dëmtoi derën e sallës së operacionit.

Njoftimi nga policia

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Altin Allka 30 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 28.09.2017, në lagjen Nr.8 Durrës, në ambientet e Spitalit Rajonal për motive të dobëta, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A.R. 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë infermier, si dhe ka dëmtuar derën e sallës së operacionit.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Goditjet për shkak të detyrës” dhe ”Shkatërrimi I pronës” parashikuar në nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*