FOTO / Shembet çatia e repartit të infektivit në Spitalin e Pukës

Moti i keq dhe me shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë mbarë territorin e vendit, duke shkaktuar probleme  me energjinë elektrike në disa zona.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pukë, ku është shembur çatia e repartit të infektivit pranë spitalit të qytetit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ngjarja, por shembja e çatisë ka shkaktuar dëme materiale në spital.

Pro Pacientit ka arritur të sigurojë këto foto të çatisë së shembur, ku shihet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe kryetari i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj.

Emanuel Smaka / Pro Pacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*