Shoqata e Diabetit shpërndan herë pas here materiale informuese, sensibilizuese dhe orjentuese për pacientët me diabet. Përveç ndërgjegjësimit në terren përmes aktiviteteve si dhe në rrjete sociale, Shoqata e Diabetit ka zyrën e saj ku mbasdite, organizon dhe konsultime falas me mjekë endokrinologë. Pacientët marrin jo vetëm njohuri dhe matje glicemie, jo vetëm konsultime, por marrin medikamente falas.
Në faqen zyrtare në facebook Shoqata e Diabetit ka shpërndarë një fletore (të vetëpregatitur) për të mbajtur shënime pas matjes së glicemisë.
Hemoglobina e glukozuar përcakton mesataren e nivelit sheqerit për 3 muaj dhe është testi më i saktë për diagnostikim.