ProPacientit fton prindërit që janë përballur me probleme të infertilitetit dhe i janë drejtuar fertilizimit in Vitro që të ndajnë vështirësitë e hasura dhe kostot e trajtimit.
Përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit, duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART), kanë bërë të mundur që shumë individë/çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarësisht origjinës së problemit.
Për të gjitha ata individë/çifte që nuk mund të kenë fëmijë, shkenca ka ardhur në ndihmë me fekondimin in vitro. Një procedurë e tillë ka 17 vite që aplikohet në vendin tonë, megjithëse ende nuk realizohet në asnjë nga strukturat shëndetësore shtetërore. Çiftet në Shqipëri paguajnë mijëra euro në spitalet private për të trajtuar infertilitetin dhe për të kryer procedurën e fertilizimit in vitro, në rastet kur ajo sugjerohet si zgjidhja e vetme nga ana e mjekëve.
Por sa kushton in Vitro në vendin tonë dhe sa munden ta përballojnë çiftet në Shqipëri kryerjen e kësaj procedure? Ndani me ne përvojën tuaj!
Angazhimi dhe përgjigjet tuaja do të na ndihmojnë ne, një grup gazetarësh profesionistë në hulumtimin e problemeve me të cilat përballen çiftet në Shqipëri, për trajtimin e infertilitetit.
Pro Pacientit dëshiron t’u garantojë se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet, do të aksesohen vetëm nga stafi ynë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.
Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, ju lutem plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose na kontaktoni për sugjerime mbi temën në rrjetet tona sociale Pro Pacientit.