
Para dy ditësh portali Pro Pacientit denoncoi problematikat e theksuara në organizmin e brendshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas burimeve të Pro Pacientit ka patur një pezullim të Drejtorëve të Drejtorive në këtë institucion. Kujtojmë gjithashtu shkurtimet e bujshme të personelit në maj të 2018-s. Pasojat e shkaktuara nga kjo mungesë organizimi duket se kanë cuar në krizë gjithë rrjetin farmaceutik, duke rrezikuar seriozisht qindra pacientë kronikë, të cilët përfitojnë nga skema e rimbursimeve.
Fondi nuk i ka likujduar farmacistët për recetat me rimbursim. Kjo ka bërë që ata sot të dalin me një deklaratë-paralajmëruse.
Deklarata e plotë:
Keshilli Rajonal i Tiranes, ne mbledhjen e dates 18.01.2019 diskutoi mbi problemin e vonesave te rimbursimit prej muajit Tetor.
Prej muajit tetor të vitit 2018 farmacite nuk jane likujduar nga ana e Fondit për recetat me rimbursim. Kjo gjë përvec dëmit ekonomik qe ka shkaktuar, pamundeson likujdimin e faturave ndaj depove, dhe situata ka arritur në atë pikë sa depot nuk furnizojnë më pa shlyer detyrimet e faturave të prapambetura.
Nëse kësaj situate nuk do ti jepet zgjidhje në mënyrë emergjente atëhere do të jemi të detyruar të mos pranojmë ekzekutimin e recetave me rimbursim dhe nëse kjo gjendje do të vazhdojë, protesta jonë do të përshkallëzohet deri në bojkot të ofrimit të shërbimit.
Ndodhur perpara kesaj situate, ne mungese te nje pergjigje konkrete nga ana e Fondit per zgjidhjen e ketij problemi madhor, ne sinkron te plote me te gjithe farmacistet qe operojne me kontrate ne rajonin Tirane, Keshilli Rajonal i UFSH Tirane, vendosi qe :
DITEN E HENE ME DATE 21.01.2019, NE OREN 10:00, TE GJITHE FARMACISTET, TE VESHUR ME BLUZEN E BARDHE, TE GRUMBULLOHEN TEK FONDI I SIGURIMIT TE DETYRUESHEM TE KUJDESIT SHENDETESOR.
Keshilli Rajonal i Tiranes i ben thirrje te gjithe kolegeve pa perjashtim te jene prezent ne menyre qe ti themi jo FALIMENTIT te imponuar.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve