Farmacistët në protestë: Të negociohet kontrata për shitjen e Barnave me Rimbursim

Denisa Cnameti

Në orën 19:00 urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të zhvillojë një takim me të gjithë farmacistët për problemet e hasura me Kontratën F 2018 dhe Listën e Barnave me Rimbursim.

Burime brenda Urdhrit të Farmacistit, konfirmojnë për Pro Pacientit se takimi do të ketë karakterin e një proteste.

Ndërkohë në një komunikim zyrtar përmes rrjeteve sociale, Urdhri i Farmacistit të Shqipërisë shprehet se:

“Në bazë të disa informacioneve të ardhura, në disa rrethe ka filluar me urgjencë presioni një nga një ndaj farmacistëve për firmosje kontrate.

“Të nderuar kolegë mos u frikësoni dhe mos u presiononi nga një institucion arrogant dhe prepotent që për turpin e vet mashtron në mënyre ordinere publikisht, se gjoja e ka negociuar kontratën me përfaqësuesit e farmacistëve dhe se lista ka probleme por do i rishikojë pas 2 javësh edhe pse kishte dy vjet kohë në dispozicion.

“Farmacistët nuk mund dhe nuk duhet të jenë viktimat permanente të arrogancës, prepotencës dhe abuzimit nga Fondi.

“Kushti dhe kërkesa e farmacistëve është një dhe vetëm një “të negociohet kontrata” bazuar në ligj dhe Kushtetutë”, përmbyll Urdhri

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*