Ekipi i mjekëve të Kardiokirurgjisë në QSUT finalizon me sukses ndërhyrjen e parë kardiokirurgjikale

Ekipi i mjekëve të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT ka finalizuar me sukses ndërhyrjen e parë kardiokirurgjikale në Shqipëri.

Ky lajm u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook.

Ai shkruan se është një rast suksesi, për përfundimin me sukses të ndërhyrjes mjaft të komplikuar.

Ekipi i mjekëve të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT ka finalizuar me sukses një ndërhyrje kardiokirurgjikale mjaft komplekse, nëpërmjet një metode shumë efikase: riparim i valvolës së Aortes me unazë sub koronare sipas metodës së Lansac.

Ajo që e bën të rrallë është se kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar për herë të parë në Shqipëri. Prof Asc Altin Veshti, DSHM Klodian Krakulli, Dr Arber Aliu, Prof Asc Sajmir Kuçi dhe Instrumentare Majlinda Malaj. Mirënjohje për punën tuaj”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*