Dr. Ibrahim Bruka: Shërbimi i kirurgjisë me staf të reduktuar, qytetarët vuajnë nga burokracitë e sistemit

Shërbimi i urgjencës kirurgjikale në QSUT, funksionon si një specialitet i kirurgjisë për pacientët me kushte akute, të rrezikshme për jetën. Në këtë shërbim ndër vite janë bërë ndërhyrje të ndryshme dhe të sukseshme nga mjekët kirurg.

Në mars të vitit që lamë pas shërbimi i Urgjencës Kirurgjikale dhe kirurgjitë e patologjive malinje në QSUT do të transferoheshin në Spitalin Universitar të Traumës, sipas urdhrit të dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu. Në një intervistë për gazetën  ‘’Shëndet +’’ mjeku kirurg Ibrahim Bruka tregon se sa ka funksionuar ky shërbim gjatë periudhës së pandemisë.

Doktor, si ka funksionuar shërbimi i kirurgjisë në QSUT gjatë periudhës së pandemisë?

Realisht ne kemi një vit pandemi, por nga ana tjetër ne kemi një vit jo mjekësi. Duke shpallur prioritet pandeminë, njerëzit u mbyllën në shtëpi por i ka munguar shërbimi mjeksor në tërësi. Nëse futemi në detaje për shërbimin e kirugjisë me vendim qeverie është mbyllur shërbimi i urgjencës kirurgjikale, shërbimi terciar. Të gjithë njerëzit nuk lenë shkresë pa marrë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT, tek shërbimi terciar. Është dhënë urdhër që ky shërbim nuk do punojë si më parë. Bëhet kirurgji në spitalin e Fushë Arrazit, Pukës, Bulqizës por nuk bëhet në QSUT.

Në cilin spital e marrin shërbimin këto pacientë?

Shumica e njerëzve nuk paraqiten në spital për shkak të frikës ose dhe kur duhet të shkojnë në spital, paraqiten në urgjencën e Spitalit të Traumës.

Aktualisht, në këtë shërbim cilat ndërhyrje bëhen? 

Realisht bëhen ndërhyrjet gjysmë të planifikuara. Jo çdo lloj operacioni i planifikuar lejohet të bëhet. Bëhen vetëm ato pataologji që rrezikojnë jetën e pacientit siç janë: të sëmurët me tumor, ato pacientë që janë në gjendje shumë të rëndë. Por kirurgji e planifikuar e mirëfilltë nuk bëhen.

Sa është numri i operacioneve që kryhen në ditë krahasimisht me një vit më parë?

Sot mund të bëhen 4-5 ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa para një viti ishin 13-15 ndërhyrje në ditë.  Të themi 10 ndërhyrje më pak të planifikuara.

Keni hasur vështirësi gjatë këtij viti pandemik?

Po. Kemi patur mungesa të rëndësishme edhe në burime njerzore. Kur them burime njerëzore këtu i referohem mungesës së stafit. Kemi patur kolegë që kanë qenë të infektuar me COVID-19. Disa nga personeli i kanë transferuar tek shërbimi i infektivit ose COVID-1.

A ka patur raste kur është pezulluar puna për shkak të reduktimit të stafit në këtë shërbim?

Po, puna është pezulluar . Herë pas here ne kemi mbyllur repartin me vendim që nuk do punohet. Stafi vazhdon të jetë në mungesë. Të gjithë po luftojnë të ikin jashtë.

Edhe në spitalin e Traumës në Tiranë ka patur mjekë të infektuar me COVID-19, infermierë të infektuar. Ka patur mbingarkesë por që nuk është bërë zhurmë.  Zhurmë është bërë gjithmonë për QSUT-në dhe kjo është një goditje që është bërë.

Në një vit pandemi e gjithë vëmendja është tek spitalet COVID-19, a jeni ndjerë të lënë në harresë?

Po! Absolutisht jashtë vëmendjes.

U përqëndrua gjithçka në spitalet COVID duke lënë në harresë spitalet rajonale. Duke adhur të sëmurët këtu dhe familjarët e tyre riinfektuan më shumë Tiranën, dhe shërbimi nuk përballohet me personel.

A keni mungesa medikamentesh?

P,o por të themi para pandemisë, tani jo për shkak se nuk kemi punë. Nuk bie shumë në sy mungesa e medikamenteve.

Keni patur mungesa të materialeve të mbrojtjes personale, si : doreza, maska etj.?

Që në fillim ka patur mungesa të rëndësishme, me maska të skaduara ashtu si doli dhe në media, por edhe më pas kemi patur mungesa materiale.

Cilat janë vështirësitë që hasin njerëzit në këtë pavion?

Burokracia e pa fund dhe e shkresave. Nëse i sëmuri ka për të bërë një paketë analizash të cilat janë të domosdoshme në ndërhyrjet kirurgjikale, fillimisht duhet të kalojë nëpër rregullat/hallkat e pafundme të administratës që kërkojnë shkresë pas shkrese për të penguar ardhjen e njerëzve këtu në këtë repart. Unë kam një rast tani i cili erdhi para 1 muaji këtu, mungonte një letër është kthyer përsëri në Kukës dhe harku kohor për ta marrë atë shkresë është një muaj. Për një muaj ai mund të ndërrojë jetë kur ka një patologji dhe nuk pret për ta lënë pas dore./shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*