Dr. Astrit Zeneli: Rënie drastike e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut

Pandemia  ka  bërë që dhuruesit vullnetarë të gjakut të bien ndjeshëm. Studentët ishin pjesa më e madhe e dhuruesve.  Nevoja për gjak është nevojë jetese për të sëmurët talesemik e jo vetëm. Të sëmurë talasemik në vendin tone janë rreth 6oo të cilët kanë nevojnë për transfusion gjaku çdo dy javë ose çdo 10 ditë. Mjeku transfuziolog Astrit Zeneli në një intervistë për gazetën “Shëndet Plus” tregon nevojat për transfuzion gjaku  dhe rëndësinë e dhënies gjak për këto persona e jo vetëm.

Doktor, a ka rënie të numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut në këtë periudhë pandemie?

Po, ka rënie të dhuruesve vullnetarë të gjakut në krahasim me të një viti më parë. Ndoshta kjo për shkak të pandemisë dhe situatës në të cilën ndodhemi. Janë bërë thirrje nga Qëndra Kombëtare e Gjakut, nga bankat e gjakut, për të ndihmuar të gjithë personat që kanë nevojë për gjak. Tek dhuruesit familjarë nuk ka rënië të numrit sepse ato dhurojnë gjak për familjarin e sëmurë.

A arrihen të plotësohen nevojat për gjak edhe pse në pandemi?

Ky është viti i parë që ka rënie drastike të dhuruesve të gjakut. Por, që arrihen të plotësohen nevojat për gjak, nuk mund të vendosim një stop në gjendje rezervë për shkak të uljes së dhuruesve.

Cilët persona kanë nevojë më shumë për transufzion gjaku?

Të sëmurët me talesemi. Këta pacientë kanë  nevojë për transfuzion gjaku një herë në dy javë ose një herë në 10 ditë, varet nga gjendja shëndetësore e pacientit. Kanë nevojë për gjak edhe personat që bëjnë operacione, si psërshembull:Baypaas, të aksidentuarit që kanë humbur gjak etj.

Sa është numri i të sëmurëve me talasemi në vendin tonë?

Në vendin tonë numri i të sëmurëve me këtë sëmundje është 600. Të sëmurët me talasemi trajtohen në Qëndrën Spitalore Universitare“Nënë Tereza”  dhe  në rrethe si Lushnje , Fier , Durrës.

kanë qenë studentët një pjesë e mirë e vullnetarëve të dhurimit gjakut?

Studentët kanë qenë pjesa më aktive e dhuruesve të gjakut. Kjo ka shërbyer si një shtysë dhe një ndihmesë shumë e madhe për të sëmurët talesemik. Mungesa e tyre këtë periudhë ka bërë që të bie numri i dhuruesve.

Të sëmurët që e kanë kaluar COVID-19 a duhet të dhurojnë gjak?

Po, pacientët që janë post COVID -19 duhet të dhurojnë gjak sepse plazma e tyre përdoret për të sëmurët që shtrohen në spital.

Keni patur pacientë post COVID-19 që kanë dhuruar gjak?

Në bazë të thirrjeve që janë bërë nëpërmjet medias, qendrave dhe bankave të dhurimit të gjakut, një pjesë e mirë e të sëmurëve post COVID-19 janë paraqitur pranë bankave të dhurimit të gjakut në Tiranë dhe pranë qendrës Kombëtare të Transfusionit të Gjakut për të dhuruar plazmën konvalishente për të sëmurët me COVID-19.

Sa banka të transfuzionit të gjakut janë në Tiranë?

Në Tiranë funksionojnë 5 banka të dhurimit të gjakut, të mbledhjes dhe përpunimit  dhe një Qendër Kombëtare e Transfuzionit. Ne dërgojmë edhe në rrethe kur ka nevojë për gjak, në raste emergjente.

Sa është numri i personave që dhurojnë gjak në ditë këtu tek Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut?

Çdo ditë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut mund të jenë 10 -15 persona që dhurojnë gjak. Nuk mund të ndaj midis dhuruesve familjarë dhe dhuruesve vullnetarë. Ndërsa në bankat e tjera mund të jenë më shumë se këtu ose më pak.

Më shumë kemi dhurues femra apo meshku?

Dhuruesit më të shumtë janë meshkujt në krahasim me femrat.

Unë si mjek bëj thirrje që njerëzit të dhurojnë gjak, mund të shpëtoni  jet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu