
Ka dhënë dorëheqjen në mënyrë krejt të papritur drejtori i Spitalit Rajonal Durrës. Alban Ramohitaj, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, mësohet se ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë pas vizitës që ministrja Ogerta Manastirliu bëri në Spitalin e Durrësit, ku deklaroi nisjen e disa investimeve të rëndësishme në këtë spital dhe spitale të tjera rajonale në vend.
Ramohitaj ishte fituesi i konkursit të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë për spitalin e Durrësit. Pas këtij largimi të papritur pritet që vendin e mbetur bosh ta plotësojë kandidati që zuri vendin e dytë në konkursin për drejtues, mjekja Nadire Kërtusha Jani, që aktualisht mban detyrën e shefes së repartit infektiv në këtë spital.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve