DOKUMENT/Merr vendim për vijimësinë e check-up, pas 5 ditësh MSHMS e anullon sërish

Denisa Canameti

Në muajin mars 2020, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendosi të pezullojë kontrollin mjekësor bazë, ose të njohur ndryshe si Check Up. Ky shërbim nuk ofrohet më për qytetarët për shkak të situatës së krijuar në vend me virusin Covid-19.

Por, përmes një shkrese të firmosur me datë 25.09.2020 nga drejtoresha e re e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, njoftohej që “Drejtoritë Rajonale të fondit marrin masat e nevojshme për njoftimin e Qendrave Shëndetësore, për rifillimin e ofrimit të shërbimit të kontrollit mjekësor bazë, sipas objektit të kontratës konçensionare “Për paketën e Shërbimit të Kontrolleve për grupmoshat 40-56 vjeç”, të ndryshuar, datë 07.01.2015.”

Por ky urdhër është anulluar pas 5 ditësh, ku përmes një shkrese të firmosur nga Sekretari I përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, është vendosur që:  “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, kërkon nga ana juaj, marrjen e masave për njoftimin e Qendrave Shëndetësore për shtyrjen deri në një njoftim të dytë të fillimit të operimit të shërbimit. Sekretar i Përgjithshëm, Gerladina Prodani,”– lexohet në dokumentin që mban datën 30, ku lajmërohet edhe shtyrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Download Premium Magento Themes Free | download premium wordpress themes free | giay nam dep | giay luoi nam | giay nam cong so | giay cao got nu | giay the thao nu