Dita kundër HIV/AIDS, Meta: Kemi nevojë për rritje të kujdesit shëndetësor

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përcjell një mesazh ndërgjegjësimi në Ditën Botërore Kundër HIV/AIDS. Në rrjetin social facebook, Meta kërkon ndërgjegjësim dhe rritje të kujdesit shëndetësor.

“Sot në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, të ndërgjegjësohemi mbi nevojën e rritjes së kujdesit shëndetësor, përmirësimit të edukimit si dhe luftimit të paragjykimeve për këtë sëmundje”, shkruan presidenti Meta.

Për virusin HIV nuk ka shërim. Megjithatë, medikamentet efektive antiretrovirale ndihmojnë për ta kontrolluar virusin dhe parandaluar transmetimin e tij, në mënyrë që njerëzit me HIV të mund të gëzojnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Deri në fund të vitit 2016, globalisht 19.5 milionë njerëz që jetojnë me HIV kanë marrë terapi antiretrovirale.

Pro Pacientit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*