Dhuna ndaj kirurgut! Reagon MSH: Demoralizimi nga ngjarje të tilla mund të reflektojë mbi kontributin e bluzave të bardha

 

Ngjarja e rëndë e dhunës së ushtruar ndaj mjekut në spitalin Rajonal të Shkodrës nuk ka kaluar pa reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Përmes një reagimi zyrtar, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se personeli shëndetësor po kontribuon për statusin aktual shëndetësor të vendit dhe demoralizimi nga ngjarje të tilla mund të reflektojë mbi këtë kontribut.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj mjekut kirurg B.G në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ministri i Shëndetësisë inkurajon organet kompetente që të marrin masa të menjëhershme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mbrojtja e personelit shëndetësor nga dhuna, krijimi i një sistemi të sigurt brenda spitaleve, por edhe jashtë tyre, duhet vlerësuar me prioritet.

Është përgjegjësi e shtetit që të sigurojë kushtet e nevojshme që të shmangë çdo përplasje apo sulm fizik midis mjekëve dhe pacientëve si dhe të mos kriminalizojë askënd derisa fajtori të provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Në misionin e tij human për mbrojtjen e shëndetit, zbulimin dhe mjekimin e sëmundjeve, mjeku bazohet në shkencë dhe në ndërgjegjen e tij por ka nevojë për mbështetjen e mbarë opinionit publik dhe shtetit shqiptar deri në përmbushjen e këtij misioni.

Personeli shëndetësor po kontribuon për statusin aktual shëndetësor të vendit dhe demoralizimi nga ngjarje të tilla mund të reflektojë mbi këtë kontribut.

Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar që të krijojë kushtet  për një ambient miqësor midis personelit shëndetësor dhe pacientit me qëllim ofrimin e një kujdesi shëndetësor sa më cilësor dhe në kohë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*