Dhjetëra infermierë të painformuar në dyert e MSHMS

“Një lëmsh i madh, një katrahurë organizimi në Ministrinë e Shëndetësisë. Lejohen të hyjnë të gjithë brenda ambjenteve e më pas del njëri që deklaron, dilni jashtë të gjithë. Askush nuk jep sqarim se sa do të merren sot. Dikush thotë 10 të parët, dikush tjetër 90 të parët e të tjerët të lagohen në shtëpi. Askush nga Ministria e Shëndetësisë nuk del të sqarojë mbi situatën. Mungesë transparence, infermierë të pakënaqur …”

Ky mesazh ka ardhur ditën e sotme nga infermierët të cilët sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë mbledhur sot në ambientet e këtij institucioni për përzgjedhjen e vendit të punës .

Gazetari i “Pro Pacientit”, Emanuel Smaka,  në terren konfirmon se situata për të gjithë infermierët e pranishëm është krejtësisht e paqartë. Pas lajmërimit që ka bërë Ministria e Shëndëtësisë, thonë raportimet në terren,  ku vetëm 10 infermierët e parë në listë do të plotësonin formularin sot, pjesa tjetër është larguar. Ndërkohë që, jo vetëm 10 të parët, por të gjithë infermierët që kanë mbetur aty prezent po plotësojnë formularin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*