
Pavarësisht të gjitha pretendimeve për reforma dhe rilindje të shëndetësisë, duket se kjo e fundit, vazhdon të mos i përgjigjet nivelit të deputetëve e ministrave.
Kanë qënë të pakta rastet ku figura të politikës, ti kenë besuar shëndetin e tyre spitaleve shtetërore edhe pse vazhdon të trumbetohet që sektori i shëndetësisë ka rilindur dhe është reformuar rrënjësisht.
Rasti i fundit është ai i ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili u përfshi në një aksident automobilistik pak ditë më parë në Kumanovë. Pasi ka marrë të gjithë trajtimin e nevojshëm në spitalin e Kumanovës, mësohet se Ahmetaj është rikthyer në Tiranë për t’u rehabilituar në një nga spitalet private të kryeqytetit.
Burime për “Pro Pacientin” bëjnë me dije se krahas shumë figurave të njohura, “qokën” në spital Ahmetajt ia ka bërë edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve