Depresioni pas lindjes, problem në rritje për të cilin flitet (as) pak

 Bisedoi: Desara Çela

Një ndër sfidat më të mëdha të jetës për nje femër është të sjellë në jetë një fëmijë. Ndjenja të reja,  ndryshime hormonale të theksuara, ndryshime në trup dhe në jetë e tyre bën që të kenë depresion pas lindjes ose depresion post –partum. Në vendin tomnë kemi shtim të rasteve të grave që vuajnë nga depresioni post-partum. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti online” Artemisa Pulaj, punonjëse e shërbimit social, në martenitetin “Koco Gliozheni” tregon më shumë rreth kësaj dukurie që hasin nënat pas lindjes.

Depresioni post-partum, sa e rëndësishme është të trajtohet?

Depresioni post-partum në ditët e sotme është shumë i rëndësishëm për t’u trajtuar dhe për të dhënë informacion të detajuar për nënat e reja që presin të bëhen prind, sidomos tek nënat që e kanë fëmijën e parë.  Sigurisht që duhen patur në vëmendje dhe ato gra që e kanë fëmijën e dytë, të tretë etj. Në periudhën e shtatzanisë nënat hasen me ndryshime të mëdha hormonale, fizike dhe e përjetojnë ndryshe secila në formën e saj.

Çfarë e shkakton depresionin post-partum?

Ka disa shkaqe:

  • Ndryshimet hormonale të cilat çojnë në një devijim emocional
  • Kushtet sociale ekonomike
  • Përballja me diçka të re që nuk është provuar më parë.

Cila janë simptomat që ka depresioni post-partum?

Koha që zgjat kjo gjendje është 3-4 ditë pas lindjes së fëmijës. Disa nga simptomat janë:

  • Mbyllje në vetvete
  • Të qara
  • Nuk dëshiron të ketë kontakt me fëmijën e sapolindur

Është e domosdoshme që të ketë një kontroll tek specialisti i shëndetit mendor dhe sigurisht tek një psikolog i kësaj fushe ku dhe mbulohet ky shërbim nëse këto simptoma janë  për një periudhe 2 javore .

Cilat janë pasojat nëse nuk trajtohet depresioni pas lindjes?

Zakonisht pasoja ka nëse nuk trajtohet në mënyrën dhe metodën e këshillimit të shpejtë psikosocial. Vazhdimi i gjendjes së mbyllur ne vetvete; mos dëshirimi i kontaktit me fëmijën deri në depresion të thelluar.
A mund të themi se kemi shtim të rasteve me depresion post-partum tek nënat e reja?

Kemi shtim të rasteve të femrave që vuajnë nga post -partum.

A e pranojnë nënat që kanë depresion post-partum?

Fillimisht jo, në momentin që përballen me këtë ndryshimin të ri nuk janë në gjendje ta pranojnë komunikimin dhe mbyllen në vetvete. Pas ditës së 4-t ato e pranojnë që kanë kaluar një emocion të tillë sidomos ato nëna që nuk kanë shumë informacion reth gjendjes në të cilën do ndodhen.

Sa informacion kanë nënat për depresionin pas lindjes?

Kanë filluar të kenë më shumë informacion se vitet e tjera, çdo herë e më shumë shikojmë që kanë informacion në atë që do i ndodhë. Gjithashtu bashkëshortët vijnë dhe marrin informacion se çfarë po i ndodh partneres se tyre. Janë më shumë mbështetës ndaj tyre, më të kujdesur, më mendje-hapur.

A e kalojnë të gjitha nënat depresionin pas lindjes?

Jo, depresioni pas lindjes nuk shfaqet tek të gjitha nënat dhe nuk mund të themi që është një sindromë ose një diagnozë që paraqitet tek të gjitha nënat.

Ku e gjejnë më shumë mbështetjen?

Stafi psikosocial (psikolog, punonjës social) informohemi nga mamitë asistuese që janë të parat në shërbim në pranim, jemi ne që kontakojmë me pacientët dhe me familjarin për mënyrën se si ato duhet të trajtohen, si të kujdesen dhe nevojat që ato kanë. Edhe mbështetja e familjes nuk mbetet pas, sidomos mbështetja e nënës tek ajo gjejnë strehën e tyre.

Po, covid-19 si ka ndikuar?

Pasojat e nje “lufte” ndikojnë negativisht dhe kanë rënduar së tepërmi këto gra që janë në një proces ndryshimi të shpejtë dhe i gjeti të papërgatitura. Shumë nga ato gra që ne kemi patur në shërbimin tonë kanë humbur punën, kanë patur probleme ekonomike dhe I është dashur të përballem edhe me këtë problem e cila ndikoi shumë në procesin psikosocial.

Unë si punonjëse sociale këtu në martenitetin ‘Kico Gliozheni” do këshilloj të gjitha femrat që kanë lindur por edhe gjatë shtatzanisë, nëse ndjejnë një pasiguri ose një nevojë të posaçme për të komunikuar, në një moment ku NUK ndihen të sigurta për të vazhduar një jetë të re mos të ngurrojnë të kërkojnë ndihmë dhe këshillim tek një specialist I shëndetit mendor. Nuk është turp të kërkosh ndihmë dhe të gjesh zgjidhje për nevojën që ti ke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*