Sërish Shqipëria ka shënuar një numër të lartë infektimesh me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit për sa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 viktima, njësoj sa dhe dje, duke e çuar në 527 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.
Nga 1446 testime, janë konfirmuar 321 raste pozitive në këto 24 orë, duke e çuar në 21.523 numrin total të të prekurve me koronavirus.
Të dhënat e plota në tabelën e mëposhtme:
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve
