Cilësia e ilaçeve në Shqipëri: Ndani përvojën tuaj!

Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë ilaçe. Ky pohim mbështetet nga të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat tregojnë se importi i medikamenteve vetëm në një dekadë është rritur me ritme dyshifrore nga viti në vit. Plakja e popullsisë dhe rritja e sëmundshmërisë janë dy nga shkaktarët thelbësorë që kanë ndikuar në trendin rritës të konsumit të barnave. Po sa të sigurta dhe cilësore janë medikamentet me rimbursim që përdoren në Shqipëri?

Përmes kësaj thirrjeje, Pro Pacientit kërkon të dëgjojë pacientët kronikë dhe qytetarët, të cilët

dëshirojnë të ndajnë me ne përvojën personale me medikamentet që përdorin; të dhëna të cilat do të na ndihmojnë ne që të investigojmë më tej mbi cilësinë e tyre. Ne duam gjithashtu që të kuptojmë perceptimin mbi cilësinë dhe sigurinë e ilaçeve nga qytetarët shqiptarë.

Pro Pacientit dëshiron t’u garantojë se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet, do të aksesohen vetëm nga stafi ynë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, ju lutem plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose na kontaktoni për sugjerime mbi temën apo të dhëna shtesë në adresën e emailit XXX ose në rrjetet tona sociale YYY.

Përgjigjet tuaja i presim deri më 31 tetor 2021, ora 24:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*