Lajme

I nxehti afrikan, këshilla nga Ministria e Shëndetësisë si të përballoni temperaturat e larta

Dita e parë e muajit korrik është parashikuar si dita më e nxehtë, ku termometri shënon deri në 40 gradë celcius. I nxehti i këtyre ditëve po quhet si ‘i nxehti afrikan’, çka edhe sjell pasoja në shëndetin e të moshuarve, grave shtatzëna dhe të sëmurëve kronikë. Për të përballuar temperaturat e larta dhe shmangur pasojat e rënda të këtij të ...

Read More »

TFL, sesion informues në Lushnjë për të drejtat e pacientëve

Shoqata “Together for Life” realizoi sot në Qendrën e hemoglobinopatisë, në Spitalin “Ihsan Çabej”, Lushnjë, një sesion informues me pacientët dhe të afërmit e tyre. Pjesëmarrësit u informuan nga dy ekspertët ligjorë, Ledia Muraku dhe Gridi Shehu, mbi të drejtat e tyre në sistemin shëndetësor, kuadrin ligjor ku mund t’i drejtojnë ankesat e tyre në rastet e keqmenaxhimit apo keqmjekimit ...

Read More »

Higjiena e furrave të bukës, si rrezikohet shëndeti i qytetarëve

Bisedoi: Elona Tereziu Nuk duhet të shqetësohemi vetëm për bukën me ngjyrues dhe nivelin e ulët të proteinave që gjendet në të. Një “vrasës” për konsumatorin janë edhe kushtet higjienosanitare të furrave të bukës. Vetë mjekët ngrenë alarmin duke deklaruar që nëpërmjet kontaminimit buka bëhet përcjellës për një sërë sëmundjesh, virusesh e infeksionesh, deri në shpërthime epidemish në popullatë, ndonëse ...

Read More »

Përmirësimi i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar

Shoqata Together for Life ka monitoruar programet e partive politike për sektorin e shëndetësisë, në kuadër të projektit “Përmirësimi i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar”. Ky projekt synon njohjen e qytetarëve shqiptarë me programet shëndetësore të partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit, si dhe pasqyrimin e nevojave reale që ka sistemi ynë shëndetësor. ...

Read More »

Bindjet politike, ‘mollë sherri’ për punonjëset e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë

Bindjet politike janë kthyer në mollë sherri për dy punonjëse pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë. Shefja e Financës së Drejtorisë së Shëndetit Publik, ka bërë një denoncim për ushtrim dhune nga shefja e Burimeve Njerëzore të këtij institucioni. Kristina Stoja, 55 vjeç, militante e LSI­-së, ka deklaruar se shefja e personelit, shtetasja D.T, në  ambientet e Poliklinikës të qytetit ...

Read More »

Drejtoresha e spitalit firmos për dypunësimin e vetes, cakton dhe rrogën

Drejtoresha e Spitalit Rajonal Fier, Brunilda Çami përmes një shkrese ka firmos një vend pune për veten e saj gjatë kohësh që mbante detyrën si titullare e institucionit. Shkresa që ka siguruar Opinion.al daton më 8 Mars 2017 dhe i drejtohet vartësve të saj, zv. drejtorit administrativ të spitalit, burimeve njerëzore dhe kryeinfermieres. Në shkresë shkruhet: znj. Brunilda Abas Çami ...

Read More »

Pacientët me turbekuloz të paizoluar, infektohen 3 punonjëse të Spitalit të Durrësit

3 punonjëse sanitare të Spitalit të Durrësit dyshohet se janë infektuar në vendin e punës me bakterin TBC, që njihet ndryshe si sëmundja e Turbekulozit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë punonjëset, të cilat po marrin trajtim mjekësor të specializuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Një prej punonjësve të infektuar fajëson spitalin për mosplotësimin e kushteve minimale të ...

Read More »

VIDEO/ Infermieri zbulon fasadën e ‘shëndetësisë falas’, kryeministri Rama i nervozuar shpërthen në ofendime

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte mbrëmë i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’. Duke folur për reformat në shëndetësi, moderatori i paraqet Ramës një video ku tregohen kushtet në Urgjencën e Tiranës. Pikërisht në atë urgjencë ku 2 muaj më parë humbi jetën për shkak të mungesës së defibrilatorit, ish- zv. ministri Sokol Bare. Një urgjencë ku pjesa më e ...

Read More »

Shpërthen gazetari: ‘Ky është terrorizëm! Ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqipërisë, krim kundër njerëzimit’

Fiks Fare zbuloi mbrëmjen e djeshme se si fermerët përdornin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Lushnje dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e Fiksit zbuluan se dora e parë e domateve ishte me hormone, madje fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë. Ndërkohë, bima e shalqirit shartohet me një ...

Read More »

Talasemikët: ‘Mes nesh fëmijë me hepatit dhe HIV’

Denisa Canameti Talasemia është një ndër sëmundjet më të shpeshta të gjakut. Ajo ka një përhapje masive në vendin tonë, duke përfshirë edhe moshat pediatrike. Jeta e këtyre pacientëve është e varur nga transfuzionet e gjakut, të cilat në të shumtën e rasteve shfaqen në mungesë. Veçanërisht spitali i Fierit është kthyer në një makth për pacientët talasemikë, pasi mungesat ...

Read More »