Lajme

18-vjeçarja ndërron jetë pas operacionit, në hetim mjekja

Një kirurge e spitalit të Elbasanit do të hetohet në gjendje të lirë pas vdekjes së një 18-vjeçareje. J.K, 43 vjeçe do të hetohet për mjekim të pakujdesshëm. Kjo pasi K.I, 18 vjeç kreu një ndërhyrje kirurgjikale, dhe ndërroi jetë pak pas operacionit. Kanë qenë familjarët e saj që kanë bërë kallëzimin pasi dyshojnë se shkak i vdekjes së saj ...

Read More »

Mjeku denoncon korrupsionin në shëndetësi: 15 mijë euro për një vend pune në QSUT

Përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama, mjeku Diamant Kuka ka denoncuar korrupsionin që bëhet në sektorin e shëndetësisë për punësimin e mjekëve dhe infermierëve. Ai tregon përvojën e tij të hidhur dhe të disa kolegëve, të cilëve u janë vënë disa çmime të kripura kundrejt një vendi pune në spitalet shtetërore. Kuka tregon se për një vend ...

Read More »

37-vjeçarja nuk i mbijetoi aksidentit, mesazhi i familjes për mjekët e Ushtarakut do t’ju lërë pa fjalë

Me gjithë dhimbjen e madhe për humbjen e vajzës dhe nuses së tyre, dy familje nga Prishtina kanë gjetur forcën dhe kurajën të falënderojnë dhe t’u jenë mirënjohës mjekëve të Spitalit Ushtarak për kujdesin që ata kanë kushtuar ndaj 37-vjeçares Fatmire Maloku. Ata janë falënderues ndaj mjekëve jo vetëm për angazhimin e tyre profesional në shpëtimin e gruas, që fatkeqësisht ...

Read More »

Bluzat e bardha shkelin kodin e etikës, rrezikojnë gjobë nga 2 000 deri 20 0000 lekë

Riselma Telo Nëse dikujt i bie rasti të kalojë në zonën e Medresesë, do të shohë patjetër bluzat e bardha brenda dhe jashtë oborrit të QSUT-së. Bluza të bardha gjen kudo, pranë stacionit të autobusit, kioskave me fruta-perime, në tregun e rrobave të përdorura, duke thyer një nga rregullat bazë të Kodit Etik-Deontologjik. Në nenin 2, pika 7 të Kodit ...

Read More »

Një insekt i rrallë tremb pushuesit, kërkohet ndihma e ekspertëve të huaj

Riselma Telo Kohët e fundit po kthehet në makth për pushuesit në zonat bregdetare një lloj insekti i quajtur simulid, që fillimisht u deklarua se ishte një lloj i ri mushkonje. Por, në ndryshim nga mushkonjat, që zhvillohen në ujërat e ndenjura, ky lloj insekti rritet në ujërat e rrjedhshme. Këto lloje insektesh ushqehen zakonisht nga gjaku i gjitarëve, përfshirë ...

Read More »

Video/ Zjarr në një kompani mbetjesh riciklimi spitalore në Arbanë

Një zjarr ka përfshirë një kompani riciklimi të mbetjeve spitalore në kryeqytet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar. Ngjara mësohet të ketë ndodhur në fshatin Arbane në Tiranë, rreth orës 4:50 të mëngjesit të sotëm. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilat arritën të vendosnin nën kontroll flakët pas 2 ...

Read More »

Skandal/MSH këshilla për të nxehtin, spitalet në thatësirë, pa ujë

Blertina Koka Ashtu siç ishte parashikuar nga shërbimi meteorologjik, në ditët e para të  korrikut, temperaturat kanë shënuar deri në 40 gradë Celsius. Përballë një situate të tillë, të parashikuar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos abuzojnë me konsumimin e ujit të pijshëm, pasi do të ketë kufizime. Kufizimet ...

Read More »

Ambulanca shkon në ndihmë të familjarëve të mjekut të vrarë, por s’ndizet se s’ka karburant (Video)

Një incident aspak i këndshëm është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër gjatë kohës që ka ndodhur vrasja e një mjeku. Ambulanca që u kishte ardhur në ndihmë familjarëve të Ilir Aliaj nuk ndizej, e për pasojë është dashur që policë dhe banorë të lagjes “Qemal Stafa” të shtyjnë mjetin. “BalkanWeb” mëson se shkak është bërë mospasja mjaftueshëm e karburantit, ...

Read More »