Berat, 49-vjeçari vdes në spital, familjarët akuzojnë mjekët

Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit, nderkohë që familjarët kanë lëshuar akuza për mjekim të pakujdesshëm.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme dhe shtetasi që humbi jeten në spital është T.M, 49-vjec, banues në fshatin Dushnik.

“Më datë 01.09.2017, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Berat, ka vdekur shtetasi T.M, vjeç 49, banues në fshatin Dushnik”-ben me dije policia. Sipas saj, po punohet për sqarimin e plotë ligjor të ngjarjes. “Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 96 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: Panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*