Albana Fico është emëruar drejtore e Institutit të Shëndetit Publik. Ky vend ka mbetur vakant për katër muaj.
Fico ka mbajtur disa poste mjaft të rëndësishme drejtuese si dhe është e angazhuar në fushën akademike.
Fico zëvendëson Arjan Bregun.
Instituti i Shëndetit Publik është institucion publik, buxhetor, në varësi administrative të Ministrit të Shëndetësisë. ISHP-ja është qendër e kërkimit shkencor, qendër reference e shërbimeve në fushën e shëndetit publik, qendër universitare dhe qendër informacioni./ D.C