Aksidentohet ambulanca e Burrelit, humb jetën një person

Ambulanca e qytetit të Burrelit është aksidentuar në afërsi të Milotit, ndërsa ka humbur jetën një 42 vjeçar i identifikuar si Afrim Dani. Viktima po shoqëronte të ëmën me ambulancë drejt Tiranës. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

Gjithçka ndodhi rreth orës 15:10, ku ambulanca e Burrelit me drejtues shtetasin Q.B., pasi është përplasur lehtë me një mjet, ka humbur kontrollin duke përfunduar në një grumbull inertesh. Si pasojë e kësaj është dëmtuar rëndë 42-vjeçari Afrim Dani, i cili u nis fillimisht drejt Spitalit Universitar të Traumës, por që nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Ndërkohë, shoferi, pasagjeri tjetër i ambulancës dhe e moshuara e sëmurë që po transportohej kanë marrë plagë të lehta, njofton policia në rrugë zyrtare.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambientet e komisarioatit të policisë Kurbin, ndërsa forcat blu në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 01.12.2017, rreth orës 15:10 është marre njoftim se në Milot ka nje aksident.

Menjehere në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet policore që kanë konstatuar se Ambulanca e Burrelit me targa AA948DH me drejtues shtetasin Q.B, ku brenda ka pasur drejtuesin e mjetit, një te sëmurë dhe një shtetas tjeter që shoqeronte të semuren, ka humbur kontrollin dhe për pasoje është perplasur lehte me mjetin me targa BGA006 si dhe me pas ka dale nga rruga duke u perplasur me një grumbull inertesh dheu.

Për pasoje është dëmtuar shoqeruesi i të semures shtetasi A.D. 42 vjec i cili ka humbur jeten rruges kur po transportohej për në Spitalin e Traumes.

Nga mjeti tjeter me targa nuk ka të lenduar ne njerez vetem dëme të lehta materiale.

Drejtuesi i ambulances është shoqeruar në Komisariatin e Policise Kurbin për veprime të metejshme.

Grupi hetimor në bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kurbin ndodhen në vendngjarje dhe po punojne për zbardhjen e plote të shkaqeve të aksidentit.

Pro Pacientit/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*