
Nga Zerina Sheme
(Mjeke pediatre)
Mikrobi i kollës së mirë (Bordetella Pertussi) qarkullon i lirë në natyrë. E gjejmë si infeksion në forma sporadike.
- Çdo 3 vjet mund të shfaqet si endemike
- Shpesh kalon pa u diagnostikuar.
- Prek edhe të rriturit.
– I sëmuri mund ta përhapë infeksionin tek të tjerët deri në një muaj.
Mbartës i vetëm është njeriu.
shfaqet si kollë që zgjat mbi 3 javë deri në tre muaj.
➡️ Shenjat:
Kollë e thatë, me kriza të forta, mbytëse, sidomos natën, ose kur rri shtrirë. Kriza përfundon me një frymëmarrje të thellë me zhurmë; kërkon të nxjerrë pak gëlbazë, por e ka të vështirë ta shkëpusë.
Në javën e parë kolla shfaqet si një Katar i stinës.
– Në javën e dytë çfaqen akceset e kollës, të cilat mund të provokojnë pika hemoragjike në sy, në fytyrë dhe ënjtje të qepallave. Vjell pas kollës.
Është karakteristike kjo shenjë.
– Faza e tretë e rikuperimit.
– Komplikacioni më i shpeshtë është Bronkopneumonia.
Mjekimi
- Makrolidet( Eritromycina, Klaritromycina ) japin efekte të mira.
- Sirupet e kollës nuk janë efikase në këtë rast.
- Ajroset dhoma shpesh herë në ditë.
- Jastëku ngrihet më lart se zakonisht.
- Fëmija mbahet i hidratuar me dhënie të lëngjeve të frutave të freskëta, ujë.
Imuniteti në pertussis nuk transmetohet nga nëna tek fëmija. Pra, kemi patur raste të prekur nga Pertusis edhe tek fëmijët e porsalindur.
Shpesh lind nevoja të shtrohen në spital.
Pas moshës 3 vjeç mbrojtja vaksinave bie në 50%. Pra fëmijët e rritur janë të ekspozuar ndaj infeksionit.
Këshilla
Vëzhgoni me kujdes gjendjen e përgjithshme të fëmijës.
Gjendja është e mirë, jashtë krizës, dmth nuk ka vështirësi në frymëmarrje, as temperaturë të lartë. Në format e zakonshme akceset e kollës ndodhin 5-6 herë në 24 orë.
Në format e rënda këto kriza përsëriten mbi 30 herë në 24 orë. Kjo kërkon asistencë mjekësore për t’u trajtuar
Profilaksia
Vaksinimi sipas skemës së detyrueshme të sistemit shëndetësor.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve