
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit midis ACS (American College of Surgeons) dhe ASTES (Albanian Society for Trauma and Emergency Surgery – ASTES), i cili i hapi rrugë zhvillimit të Kursit Ndërkombëtar ATLS në vendin tonë.
Andrew Baker, përfaqësues i Kolegjit të Kirurgëve Amerikan, dhe Jorgen Joakim Jorgensen president i Europian Advanced Trauma Life Support janë në Shqipëri.

Patentën e këtij trajnimi e ka Kolegji Amerikan i Kirurgëve që daton që në 1978, por në 1980 u përhap si program në tërë shkollat mjekësore dhe institucionet mjekësore ku përmirësoi ndjeshëm aftësitë e mjekëve për të menaxhuar pacientët e traumës dhe rrit cilësinë e kujdesit mjekësorë, dhe tashmë është trajnim ndërkombëtar.
PRO PACIENTIT Synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve